Cka me ndryshoj jeten…

 

Hi my lovliesss

Shpesh ndodh te na humbet disponimi e asgje te mos duket interesante ne perditshmerine tone, te pakten mua me ka ndodh shume shpesh ne te kaluaren, i kam pas te gjitha por nuk kisha asgje ne te njejten kohe. Vjen nje kohe e kupton qe je gabim e duhet te jesh falenderues per gjerat qe i posedojm, te kenaqemi me ato qe i kemi sepse gjithmone eshte dikush qe nuk i ka ato qe ti i ke e gjithmone eshte dikush qe ka diqka qe ti deshiron ta kesh ( if that makes sense). Para dy vitesh fillova te punoj, ne moshen 21 vjeqare isha ne pune te “shtetit” kisha te dashurin me te mirin ne booot, familjen qe i kam gjithqka dhe prap nuk isha e permbushur kerkoja me shume, diqka qe se dija as un.   Fillova te merresha me fitness 2 muaj jam shum e rregullt, rifillova te shkruaj ne ditarin tim, fillova te merresha me pergatitjet e dasmes te mbaja veten te zene, prap diqka mungonte.

Nje kolege me rekomandoj nje liber “Cut the crap and feel amazing”, mund ta gjeni ne cilin do market te perkthyer ne gjuhen shqipe.

cut_the_crap_and_feel_amazing_book_cover_1861px.jpg

Ky liber i lart cekur te bene te ndihesh super hero e qe ska asgje ne bote qe te ndale, per kete lloj libri kisha nevoje. Ky liber eshte shkruar nga Alisa Frank nje hipnoterapiste shume e njohur nderkombetarisht, shtjellon ne vete eksperiencat e saja me klient te saj e histori te saj. Cdo fjali qe e lexoja me dergonte ne  boten e imagjinates ( ne nje bote te huaj pra) ku cdo gje duket perfekte e ne skemi te ndalur. Libri permban po ate qe thuhet ne titull, eshte se si ta lesh negativitetin jasht jetes tende, te besosh ne gjerat qe ske imagjinuar ti kesh, te jetosh si nje zog dhe te ndjehesh mahnitshem. Ky liber shtjellon fusha te ndryshme te jetes nga lidhjet e dashuris, shendeti, si te menagjohet stresi, varesit e ndryshme etj. Cka me pelqen me tej mase eshte se autorja ne cdo kapitull te kshillon per problemet e ndryshme, gje qe te bene te ndihesh sikur je duke biseduar me nje psikolog dhe po vetmjekohesh. Nga ky liber mesova te kenaqem mecdo vendim qe marr, te punoj me shume per jeten time e jo te ndihem si viktim e te rri duke u ankuar tere diten.

Kalova nje kohe , faze e adoleshences, qe nuk pendohem pse jam ndjere ashtu, sot fale atyre mendimeve jam me e fort, jam me e sigurt ne vendimet qe marre dhe me e rendesishme eshte se i jam falenderuese zotit per te mirat qe me bekoj. Nese ndonjeher ndjeheni sikur nuk perket askund ose vetem je i lodhur nga perditshmeria; une ndegjoja TEDtalk  motivational video. Koheve  te fundit kam filluar te praktikoj edhe meditimin 10 min ne dite dhe mendoj vetem per gjerat e mira dhe per ata qe me bejne te lumtur ( dhe qirinj me arome, thats my fav).

Shpresoj qe ky post te ju ndihmoj, e te cmoni ato qe i keni e keta njerez qe i kemi, te mesojm te jemi falenderues ndaj detajeve te vogla qe na lumturojn diten.

 

 

Leave a comment

Website Built with WordPress.com.

Up ↑